”Babai më i mirë në botë”/ Zajmina publikon foton e rrallë të burrit me djalin e vogël në krah

Këngëtarja e njohur Zaimina Vasjari është bërë nënë për herë të dytë në 21 mars të këtij viti.

Lajmin e bukur e ka bërë me dije bashkëshorti i këngëtares, Klodian Asllani me anë të një postimi në Instastory në rrjetin e tij social Instagram.

Përkrah një fotografie ku shihen tullumbace blu dhe një arushë, shkruhej “Mirë se erdhe Kamar”, duke zbuluar në këtë mënyrë edhe emrin me të cilin ata kanë pagëzuar të birin.

Bukuroshja është gjithashtu nënë e një vajze më të madhe të quajtur Khloe dhe padyshim fëmijët janë lumturia më e madhe e saj ashtu si të çdo prindi.

Zaimina gjithmonë e ka mbajtur shumë private martesën dhe postimet me bashkëshortin e saj në rrjete sociale kanë qenë shumë të rralla.

Ditën e sotme partneri i saj i zemrës feston ditëlindjen dhe bukuroshja ka vendosur ta urojë atë me një postim në ‘Instagram’. Këngëtarja ka postuar një foto të tij dhe të djalit të tyre dhe shkruan:

Gëzuar ditëlindjen bashkëshorti im dhe babai më i mirë ndonjëherë!

Para disa ditësh Zaimina ka festuar ditëlindjen dhe është surprizuar nga njerëzit më të dashur të saj, të cilët e kanë lumturuar atë pa masë.

Ajo ka postuar në ‘Instastory’ një foto të disa buqetave me lule, që kanë arritur për të nga familja dhe shoqëria e saj dhe këngëtarja është shprehur se ndihet e bekuar me ta.

TE TJERA

spot_img