Reshjet e dendura të shiut e stuhitë “mbërthyen” vendin, ja si do paraqitet moti në fundjavë

Reshje te dendura shiu dhe stuhi të shoqëruara me vetëtima kanë mbizotëruar në vend ndërsa i afrohemi fundjavës. Edhe temperaturat kanë pësuar një rënie graduale duke nisur nga e hëna e në vijim.

 

 

Temperaturat e ajrit u ulën lehtë sot në mëngjes dhe në në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 28°C.

 

Sa i përket pjesës së mbetur të ditës pritet që orët në vijim të sjellin reshje të dendura shiu dhe stuhi në pjesën më të madhe të vendit.

 

Ndërsa, orët e para të së shtunës pritet që të jenë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash dhe më pas gjatë orëve të mbrëmjes mund të kemi prani reshjesh në pjesën qendrore dhe jugore të vendit. Po ashtu vërehet një rritje e temperaturave, ndërsa vlerat ditore do të luhaten nga 16°C deri në 29 °C.

 

Kurse sa i përket të dielës, dita e fundit e fundjavës pritet të nisë e kthjellët dhe më pas në orët e mbrëmjes mund të kemi prani reshjesh. Temperaturat do të luhaten nga 16°C deri në 30°C.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...