Rama zhduk fshatin e miliarderëve nga tekstet shkollore: Jemi qeveri që i…

Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në Facebook, tregon disa libra shkollorë që janë ribotuar duke përmirësuar përmbajtjen dhe fotot.

“Një qeveri që i dëgjon të gjithë edhe kur nuk është dakord me të gjitha, bën punë të mira.

Besoj ju kujtohen shqetësimet e ngritura vitin e kaluar në lidhje me disa pasaktësi apo ndonjë pasqyrim jo të përshtatshëm të jetës reale në tekstet shkollore! Një rrjet i tërë mësuesish dhe ekspertësh u ngrit për të adresuar ato shqetësime, çka solli përmirësimet e duhura.

Ja disa shembuj në foto nga librat e përmirësuar për vitin e ardhshëm shkollor”, shkruan Rama.

Kujtojmë se vazhdimisht ka pasur probleme me tekstet shkollore dhe e fundit ka qenë lagjia më e pasur në Tiranë e vënë si foto në një tekst që fliste për fshatin.

 

 

TE TJERA

spot_img