“Olldashi dhe Trebicka janë “eleminuar” me pagesë”, avokat Ngjela: Porositë janë bërë nga “kalorësit” e politikës!

Avokat Spartak Ngjela thotë se dy “eleminime” që kanë tronditur politikën shqiptare, janë bërë nga autore me pagesë. Sipas tij, vdekja e Sokol Olldashit dhe Kosta Trebickës janë provuar që janë bërë me pagesë.

 

“Po politika a ka “eleminuar” ? Dy “eleminime” kemi ne që mendohet se i kanë bërë autore me pagesë. Është Olldashi dhe ai, Trebicka. Dihet që janë “eleminuar” ata nga autore me pagesë. Të shkon mendoja po janë involvuar këta në këto dy “eleminime” se këta janë provuar që merren me ate pune. Edhe Trebicka dhe Olldashi janë provuar që janë “eleminuar”, se nuk është provuar si të ketë dalë ai kur ka rënë makina nga 40 metra”, ka thënë avokati.

 

Ngjela ka folur dhe për dëshmitë e të penduarit të drejtësisë. Sipas tij, prokurorët duhet të jenë shumë të kujdesshëm pasi Nuredin Dumani mund të kalojë “në delir”.

 

“Pentito kalon në delir dhe çfarë i ndodh. I duket se sa më shumë të dëshmojë, sa më shumë të tregojë sikur është më afër me shtetin. Dhe hetuesit duhet të jenë shumë të vëmendshëm se e kanë në natyre të tyre patologjike, se i duket vetja detektiv. Se kanë lidhje këta me njeri-tjetrin, keq beresit me pagesë e njohin veprimtarinë e njëri tjetrit”, është shprehur ai në emisionin “Pikat mbi i”.

 

“Duhet të dimë që keq beresit me pagesë nuk marrin porosi direkt nga politika, politika lëshon kalorësit dhe kalorësi shkon tek keq beresit me pagesë. Fakti që presidenti ka qenë i implikuar dhe janë fakte dhe do hetohen…”, vijoi avokati.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...