Lajm i mirë për shqiptarët që udhëtojnë drejt Gjermanisë, Ambasada jep njoftimin e rëndësishëm

Një lajm i mirë vjen për të gjithë shtetasit shqiptarë që duan të udhëtojnë drejt Gjermanisë.

 

Prej ditës së nesërme Gjermania heq kufizimet e udhëtimeve hyrëse. Lajmi bëhet i ditur nga Ambasada Gjermane në Shqipëri.

 

Tashmë nuk është më e nevojshme paraqitja e një dëshmie vaksinimi, shërimi apo testimi.

 

“Prej ditës së shtunë, datë 11.06.2022, ora 00:00, hiqen përkohësisht të gjitha kufizimet e udhëtimeve hyrëse drejt Gjermanisë. Që prej këtij momenti udhëtimet hyrëse nga Shqipëria drejt Gjermanisë janë sërish të lejueshme për të gjitha qëllimet (edhe për turizëm dhe vizita).

 

Për udhëtimet hyrëse drejt Gjermanisë nuk është më e nevojshme paraqitja e një dëshmie vaksinimi, shërimi apo testimi”, thuhet në njoftim.

 

TE TJERA

spot_img