Jepet paralajmërimi i BUJSHEM/ Në orën 21:00, stuhia dhe rrufetë do të ‘pushtojnë’ këto vende të Shqipërisë

Pas ditëve të nxehta, dje dhe sot Shqipëria ka qenë e përfshirë në një mot të paqëndrueshëm me reshje shiu dhe rrufe.

Ndryshe nga dita e djeshme, sot shkarkesat elektrike regjistruan një viktimë në zonën e Malësisë së Madhe.

Arben Ivanaj nga Shkreli mbeti i vdekur në shtëpinë e komshiut të tij pasi rrufeja goditi banesën dhe ajo mori flakë.

Reshjet e shiut kanë shkaktuar përmbytje sporadike në Tiranë, Durrës, Lezhë, Mamurras dhe Gramsh, ku shiu ka pushtuar rrugët për shkak të intensitetit të lartë të reshjeve të shiut.

Por më e keqja e situatës meteorologjike pritet në mbrëmjen e ditës së sotme.

Përgjatë orëve 20:00 – 21:00 pritet një intensifikim i reshjeve dhe rrufeve dhe në zonën e Tiranës dhe Durrësit për shkak të afrimit të masave ajrore të ftohta nga veriu.

Në Durrës pritet të ketë reshje me intensitet deri në 20 mm duke rritur rrezikun për përmbytje.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...