Pse nafta në Shqipëri është 58 lekë më e shumë se në Maqedoni? Rama zihet ngusht, ja përgjigjja e tij…

Gjatë konferencës për shtyp në Ohër të Maqedonisë pas samitit të ‘open Balkan’ mes të tjerash Kryeministri shqiptar Edi Rama është pyetur se përse çmimi i naftës në Shqipëri është 58 lekë më i shtrenjtë se në Maqedoni?

Pyetje: Sa konkurrues është për biznesin shqiptar Ballkani i Hapur, me daljen në një treg të hapur të përbashkët në kushtet kur ata duhet të paguajnë për transportin më shumë se çdo anëtar tjetër ose çdo biznes në vendet e tjera të Ballkanit të Hapur?Sot nafta është në vlerën 258 lek, ndërkohë në Maqedoninë e Veriut, ku jemi sot, është 150 dinarë, ose rreth 200 lekë me lekët shqiptare, pra 58 lekë më pak se në Shqipëri.

Kryeministri Edi Rama: Nuk e shoh lidhjen midis këtyre, tjetri. Çmimi i naftës ka arritur çmimin rekord. Nga sot, do të shitet me 258 lekë/litri, 10 lekë më shumë se ç’shitej me herët.

Ulje ka pësuar çmimi i benzinës me 1 lekë ndërsa gazi do të blihet 4 lekë më pak. Konkretisht benzina shitet me 243 lekë/litri, kurse gazi me 86 lekë/litri.Kujtojmë se prej kohësh Shqipëria ka karburantin më të shtrenjtë në karahasim me vendet e rajonit, për arsye që nuk dihen, ose më saktë që i di vetëm qeveria.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...