Biznesmenia e njohur shtang Berishën, tregon para të gjithëve çfarë i ndodhi në doganë

Përfaqësues të biznesit kanë treguar sot në një tryezë me kreun e PD-së, Sali Berisha se çfarë u ndodh kur përballen me doganat dhe tatimet.

 

“Tani kemi arritur në një pikë që doganën jo e jo që nuk e kapim dot, por u qajmë hallin edhe atyre që kanë mbetur jashtë oligarkëve dhe themi si i zë gjumi natën. Shihja Neranxin dhe thosha “qenka akoma gjallë ky”. I kam provuar të gjitha. Kam arritur kam shkarkuar maunen vetë, e kam hedhur në Lanë se ishin ftojtë e prishur.

 

Të thonë “prit ti”. Ti vjen i pari në rradhë, ata thonë iku filani për të pirë kafe. Ca marrëzira, se nuk u jep sa do ai. Ca si Neranxi që janë veteranë, u qaj hallin”, u shpreh një biznesmene në tryezën me PD-në.

 

Sipas saj “Është rritur qiraja, uji, dritat. Tani na i vunë në taksat e bashkisë të gjitha. Ndërsa tani do na vënë edhe taksën e biznesit. Mirë që e hap dyqanin, por bën sehir. Po nuk u shitën, çdo bëjmë. Populli nuk ka para të hajë. Thotë të bukura janë, por ikin. Unë nuk pyes as për tatime as për gje, se po më erdhi populli të blej, i paguaj tatimet se kam problem”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...