Temperaturat ulen me 5 gradë, meteorologia tregon ditët e javës kur rikthehen rebeshet dhe stuhitë

Vranësirat janë prezente sot dhe do të jenë nesër e deri në fund të javës.

Prezenca e reshjeve prite shumë pak sot dhe nesër, ndërsa nga e mërkura dhe enjta presim edhe rebesh në një pjesë të mirë të territorit shqiptar.

Meteorologia Tanja Porja thotë se temperaturat gjithashtu janë në rënie të lehtë dhe graduale nga dita në ditë. Do të vijojnë nga 14-35 gradë celcius, rënië graduale krahasuar me fundjavën e nxehtë që sapo kaluam.

Jo vetëm në mëngjes, por edhe gjatë ditës temperaturat do të ndihen më të ulëta. Nga 35 që do të kapë termometri gjatë ditës së sotme, të enjten do të zbresë në 30 gradë celcius.

Reshjet e ditës së martë do të mbulojnë një zonë më të gjerë të territorit, jo vetëm në skajet kufitare veri, veri-lindje, por disi edhe më në thellësi të territorit. Është dita e mërkurë që sjell rebesh në një pjesë të mirë të vendit. Po ashu dita e enjte që do të ketë rebeshe afatshkurtra dhe stuhi me shkarkesë elektrike.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...