Me maskë si nëpër filma, momenti kur grabitësit thyejnë bankën në Koplik (EMRAT)

Janë publikuar pamjet e grabitjes së bankës së nivelit të dytë në Koplik, ngjarje kjo e ndodhur më 9 Maj të këtij viti. Siç shihet në pamjet e siguruara nga Abcnews.al, grabitësit janë të maskuar dhe të armatosur rëndë, në momentin që hyjnë në bankë.

 

Policia ka njoftuar se ka realizuar operacionin “Syri i Sheganit” dhe ka vënë në pranga 3 të rinj. Ata janë Bekim Gurraj, 22 vjeç, Armir Shabaj, 25 vjeç dhe Admir Shabaj, 19 vjeç, banues në Aliaj të Malësisë së Madhe.

 

“Ndalimi i këtyre shtetasve u bë sepse në datën 09.05.2022, rreth orës 14:10, këta shtetas, në bashkëpunim me njëri – tjetrin, nën kërcënimin e armëve të zjarrit, kanë hyrë në degën e BKT-së, në Koplik, Malësi e Madhe dhe kanë marrë vlera të konsiderueshme monetare”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

 

Nga hetimet rezulton se ata kanë përdorur 2 armë zjarri dhe një automjet tip “Golf 3” pa targa, të cilin pas realizimit të grabitjes, e kanë braktisur dhe e kanë djegur tek vendi i quajtur “Rrethrrotullimi i Bajzës”, Koplik. Pas djegies së mjetit, nën kërcënimin e armëve, kanë ndaluar në rrugë një automjetin me drejtues shtetasin T. L., të cilit ia kanë marrë me forcë automjetin dhe më pas janë larguar më shpejtësi në drejtim të fshatit Shegan, ku dhe e kanë braktisur këtë mjet.

 

Pas ngjarjes, autorët i kanë hedhur në ujë armët. Ata kanë zgjedhur t’i hedhin në një degëzim të liqenit të Shkodrës të quajtur “Syri i Sheganit”, nga ku mori emrin edhe operacioni.

 

“Aktualisht është duke vijuar kontrolli nga polumbarët e RENEA-s, për të bërë të mundur gjetjen e tyre. Deri tani, polumbarët kanë bërë të mundur gjetjen e njërës prej armëve të zjarrit, konkretisht një armë zjarri kallashnikov”, njoftoi Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër Hamdi Fjora.

 

Bekim Gurrajt policia i gjeti në shtëpi dy radio marrëse-dhënëse si të Policisë, bluzë dhe kapele si të Policisë dhe disa veshje të përdorura nga ky person disa ditën para ngjarjes, kur ka studiuar ambientin e jashtëm të filialit.

 

Po në vijim të operacionit është kontrolluar edhe banesa e Albin Shabajt, i cili ka lidhje shoqërore me autorët e dyshuar të grabitjes së bankës. Atij iu gjetën 9 kilogramë kanabis. Për pasojë, Albin Shabaj, vëllai i tij, Altin Shabaj dhe babai i tyre Ermir Shabaj, u arrestuan për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

 

Ndërkohë gjatë kontrollit të banesës së Ramiz Nikdukajt, 64 vjeç, banues në Koplik, u zbulua një ambient i përshtatur për kultivim të bimëve narkotike nëpërmjet llambave. Në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan rreth 22 kilogramë kanabis sativa, 455 bimë narkotike të kultivuara në ambientin me llamba, si dhe 245 bimë të tjera narkotike të kultivuara në oborrin përreth banesës së tij. Për pasojë Nikdukaj është vënë në pranga.

 

Në flagrancë u kapën edhe dy persona nga Cërriku i Elbasanit, A. L, 43 vjeç dhe B. K., 64 vjeç”, të cilët punonin në ambientin ku kultivoheshin bimët narkotike.

 

Djali i Nikdukajt, Almir Nikdukaj është shpallur në kërkim, ndërsa vajza e tij, është proceduar në gjendje të lirë. 2 elektricistë të zonës janë proceduar po ashtu në gjendje të lirë.

 

 

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...