E dini cilat janë plazhet në Shqipëri ku nuk duhet të laheni…. emrat

Ujërat e brigjeve ku do të lahen pushuesit këtë sezon turistik në Shqipëri marrin një vlerësim pozitiv për cilësinë. Agjencia Europiane e Mjedisit i njeh vendit tonë përmirësimin e madh të bërë përgjatë viteve të fundit.

 

Nëse në vitin 2015, 39.1% e pikave të monitoruara konsideroheshin me cilësi të dobët, sot vetëm 6.7% nuk e kalojnë klasën, falë ndërtimit të pesë impianteve të trajtimit të ujërave të ndotura.Në hartën ku përmblidhen gjetjet e raportit, zonat me ngjyrë të kuqe, që nuk këshillohet të lahesh gjenden pranë zonës së Portit në Durrës, në plazhin e vjetër pranë Portit të Vlorës dhe në liqenin e Ohrit pranë qytetit të Pogradecit.

 

Zona e Golemit, plazhi i Darëzezës dhe Saranda kanë pasur përmirësimin më të madh në cilësi vitet e fundit, ndërsa kryesisht riviera e Jugut, Shëngjini dhe Velipoja vazhdojnë të marrin vlerësim maksimal. Agjencia Europiane e Mjedisit vlerëson gjithsesi se Shqipëria ka ende shumë punë për të bërë në drejtim të përmirësimit të cilësisë së ujërave.

 

Kjo pasi në Bashkimin Europian vetëm 1.6% e zonave marrin një notë ngelëse, ndërsa në shtetet rivale në turizëm si Greqia dhe Kroacia, nuk ka asnjë plazh të ndotur dhe mbi 95% marrin notën maksimale.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...