VIDEO/ Rama heq xhaketën e ndërron profesion, tani kryeministri shtron brumë picash

Javët e Kulturës Ndërkombëtare 2022 vijojnë me Italinë, e cila ishte ndalesa e kësaj jave e për të cilën po organizohen aktivitete të larmishme jo vetëm në Tiranë por edhe në qytete të tjera të Shqipërisë.

 

Kryeministri Rama sëbashku me ministren e Kulturës Elva Margariti ishin në festivalin “Pizza Village”, festival që pas New York-ut ndalet këtë vit në Tiranë. “Më vjen shumë mirë që jam këtu sëbashku me ministren, që ka ndjekur të gjithë procesin e organizimin të javëve ndërkombëtare të kulturës, me miqtë e Ambasadës Italiane që realisht kanë vënë të gjitha forcat për të përfshirë institucione, autoritete. Ky është një program që duam ta kthejmë në një traditë e në këtë herë të parë, Italia është kampione për numrin e aktiviteteve të organizuara.

 

Ju them të gjithëve që të marrin kalendarin, ta shijojnë këtë javë të kulturës italiane ku sigurisht pica është një nga aktivitetet dhe një nga emblemat e kulturës italiane por ka muzikë, ka arte, ka balet, ka filma, ka evente mbi librin e spektakle që janë jashtë në natyrë, kështu që shpresoj që të gjithë të gjejnë pak kohë e të gjejnë arsye për ta ndjekur këtë javë të kulturës italiane ku janë të përmbledhura na një pako, në një buqetë, shumë nga ato që janë të pafundme që e karakterizojnë këtë kulturë”, – u shpreh Kryeministri Rama.

 

Nga ana tjetër ministrja Margariti theksoi se aktivitete të tilla janë jo vetëm argëtuese por edhe informuese rreth kulturave të ndryshme.” E bukura e këtij aktiviteti është që nesër ne do të kemi në mëngjes kurse për fëmijët. Janë bërë gati që të kemi gati 30 fëmijë që do mësojnë ta bëjnë picën. Pasdite pastaj do të ketë masterklas me shefat e vërtetë. Ndërkohë kemi dhe operën. Kemi sjellë nga teatri Verdi i Parmës gjithë skenografitë e restauruara, të vizatuara në letër në 1913 e që kanë ardhur pas Spanjës për herë të parë në Shqipëri. Kemi pasur jo vetëm muzikë, por edhe aktivitete biznesi dhe sot italianët kanë pasur këtu dhe konsullatën. Është vërtet një zgjatim i Italisë në Shqipëri”, – tha ministrja e Kulturës.

 

Javët e Kulturës Ndërkombëtare kontribuojnë në njohjen më të mirë dhe forcimin e marrëdhënieve me partnerët ndërkombëtarë, si dhe rrit ofertën e aktiviteteve kulturore në Shqipëri për të gjitha shijet dhe moshat.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...