Policia bën namin në “Rrugën e Kombit”, s’do e beson se sa patenta janë penalizuar…

Policia Rrugore ka gjobitur me qindra shoferë vetëm në 24 orë monitorim në Rrugën e Kombit. Përveç 331 gjobave, 100 drejtuesve u është pezulluar leja e drejtimin për tejkalim shpejtësie.

 

Rruga e Kombit është monitoruar përmes makinave inteligjente, radarit automatik dhe patrullat e njësisë, që janë në lëvizje.

 

Shefi i Njësisë për Sigurinë e Autostradës Milot-Morinë Gramoz Dafku thotë se shkelësit më të shpeshtë janë automjetet me targa të Kosovës.

 

Dafku ka theksuar se po bashkëpunohet me Policinë Kufitare, për të bërë të mundur shlyerjen e masave administrative nga drejtuesit e atyre automjeteve që kanë mundur të ndalohen nga shërbimet e Policisë Rrugore.

 

Kujtojmë se në këtë segemnt rrugor kanë ndodhur shpesh aksi dente me pasoja të mëdha, ndaj dhe policia rrugore ka shtuar kontrollin dhe vëmendjen.

 

Po ashtu në fundjavë ka një fluks shuëm të madh makinash për shkak se një pjesë e mirë e shqiptarëve të Kosovës zgjedhin të pushojn ë në fundjavë në Shqipëri.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...