Berisha tani del publikisht kundër Metës: Nuk mund të firmosë ….

Kryetari i PD Sali Berisha ka dalë kundër presidentit Ilir Meta

pasi ky i fundit dekretoi lirimin nga detyra të Bajram Begajt si shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, duke i hapur kështu rrugë kandidimit të tij për President.

Meta ndodhej sot në Stamboll të Turqisë në një vizitë zyrtare, por sipas Berishës një gjë e tillë nuk lejohet pasi kryetari i Shtetit kur ndodhet jashtë vendit është kryetar parlamenti.

“Presidenti humbet fuqinë e dekreteve jashtë territorit të vendit të tij. Jashtë territorit nuk ka dekret. Kur je jashtë vendit, Kryetar Shteti është kryetari i Parlamentit. Ky është rregulli i Evropës. Nuk e imagjinonim që mund të kishte një shkelje të tillë kushtetuese.

Jemi në kushtet e shkeljes flagrante të Kushtetutës. Ndaj kërkova ta bëj këtë deklaratë në Kuvend, por zonja Linda që e ka si me celës Parlamentin, nuk ma dha fjalën.

Nuk ka sallë asambleje në botë, përfshirë ajo e OKB, që kur kërkon fjalën për cështje procedure, nuk të jepet fjala, kjo ndodh vetëm në Parlamentin shqiptar, që znj. Lindita e përdor si dyqanin e vet”, tha Berisha.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...