Policia e Bledi Çuçit ‘nderon e respekton’ Bardh Spahian e Berishës, kryebashkiaku qarkullon pa rrip sigurimi

Pak ditë më parë, Vllaznia fitoi kupën e Shqipërisë dhe shkodranët dolën në rrugë të festonin për fitoren e ekipit të qytetit të tyre.

 

Mes tyre doli edhe Bardh Spahia, kryetari i ri i Bashkisë së Shkodrës, i cili fitoi, pasi garoi në koalicionin e Sali Berishës.

 

Mirëpo, ajo që është vënë re nga shumë qytetarë shkodranë, por jo vetëm, ishte fakti se Bardh Spahia, kryetari që duhet të jetë shembull, lëvizte me makinë, por pa rrip sigurimi, në festën e fitores. Gjithashtu, ai ka dhënë edhe intervistë, pa e vrarë mendjen aspak.

 

Kujtojmë se policia rrugore, qytetarët e thjeshtë i gjobit në maksimum, madje edhe me heqje patente, nëse i kap pa rrip sigurimi, ndërsa pushtetarët lëvizin pa frikë fare.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...