Ehhh, duam edhe rregulla ne…/ Protestë madhështore kundër rritjes së çmimeve, por aty del vetëm policia…

Qytetarët e Korçës kishin njoftuar protestë në rrjetet sociale kundër rritjes së çmimeve. Kjo ka bërë që policia sot të merrte masa dhe të mobilizoheshin që të ruanin qetësinë mes protestuesve.

 

Protesta ishte thirrur në orën 11:00. Mirëpo si duket “protestuesit” kanë harruar të shkojnë në protestën e thirrur dhe e kanë ndjekur atë ‘live’ nga lokalet.Policia shkoi në para terminalit ku grumbullohen të gjithë autobusët, ku edhe u tha se do zhvillohej protesta, por që nuk u duk asnjë qytetar.

 

Jo vetëm qytetarët që nuk kishin dalë, por as ata që e lajmëruan atë nuk shiheshin. Ngatërrim orari apo dicka tjetër, këtë nuk dimë ta themi.Siç shihet edhe në foto policët u futën në hije dhe prisnin që qytetarët të dukeshin, por si duket revolta për rritjen e çmimit mbeti vetëm në rrjetet sociale.

 

Efektivët pas disa minutash pritje janë larguar. Ata ishin përgatitur për një ditë të lodhshme sot pune, sic ndodh zakonisht kur ka protesta, por ja që sot “fati” ishte në anën e tyre.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...