Studentët i kërkojnë nga 100 mijë lekë Edi Ramës, ndryshe do të…

Më të prekurit nga situata ekonomike janë studentët dhe familjet e tyre. Rritjet e çmimeve në menca, shtrenjtimet e qirasë së shtëpive, si tarifat e shkollës i kanë detyruar studentët që të dorëzojnë një peticion me 5000 firma.

 

Ata kërkojnë mbështetje financiare prej 10 mijë lekësh të reja. Jetesa është bërë e pamundur ndërsa pjesë e mirë e studentëve e kanë lënë në plan të dytë shkollën, duke vënë në plan të parë punën.

 

“Ne si studentë, kemi tarifa shumë të larta, kemi çmimet e shtëpive me qira dhe konvikteve shumë të larta, ushqimet janë rritur, çmimet e transportit urban janë rritur.

 

Pra e gjithë kostoja jonë e mbijetesës në Tiranë është rritur dhe na është bërë i papërballueshëm arsimimi”. Ata gjithashtu shprehin dhe pakënaqësi të tjera duke filluar që nga Karta e Studentit që e cilësojnë dështim total.

 

Studentët paralajmëruan se do vijojnë ta ngrenë zërin për të gjithë problematikat e tyre dhe nëse zëri nuk ju dëgjohet, do të ngrihen në protesta.

 

Në Kosovë, qeveria ndihmoi studentët por edhe pjesën tjetër me një bonus nga 100 euro, ndërsa këtu te ne u ndihmuan të themi për 3 muaj me nga 30 mijë lekë të vjetra vetem pensionistët, ata që e kanë pensionin poshte 150 mijë lekshit.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...