Ka një fëmijë me të dashurin e saj, Fifi flet për Adrola Dushin: Është një prej femrave më…

Ish-bashkëshorti i Adrola Dushit, ka nisur prej disa muajsh tashmë një romancë me këngëtaren e njohur Fifi, ku çifti ndajnë shpesh momente romantike së bashku. Fifi ka folur për herë të parë për Adrola Dushin, me të cilën i dashuri i saj Adisi ka edhe një fëmijë.

 

Në një reagim që bëri në Instastory ndaj kritikave dhe mesazheve ofenduese që merr nga ndjekësit për lidhjen e saj me Adisin, Fifi ka dhënë edhe mendimin e saj për Adrola Dushin.

 

“Adrola?

 

Yll padiskutim. Dhe po, absolutisht një prej femrave më të bukura që sytë e mi kanë parë. Do e respektoj çdo ditë jo vetëm si nënën e fëmijës së njeriut që po jetoj me të, por si grua, si vajzë, si puntore, si shembullin më të mirë të një femre që punon dhe rrit krijesën më të shtrenjtë në botë…

 

Të më shani? Ta shani? Bllok do e keni…”- shkruan Fifi.

 

Ish-bashkëshorti i modeles, me të cilin ajo ka një djalë, ka nisur prej disa muajsh një lidhje me këngëtaren e njohur, ku çifti nuk janë treguar aspak të rezervuar për publikun dhe shpesh herë ndajnë foto apo video romantike së bashku.

 

E ftuar në “Më lër të flas”, Adrola u pyet nëse e ka uruar çiftin, gjë që duket se ajo nuk e kishte bërë. “A doni t’i uroj tani? Jetë të gjatë dhe të lumtur çiftit.”– u shpreh ajo.

 

Sa i përket mendimit të saj për Fifin, Adrola tha:

 

“Fifi është një artiste që na ka prekur zemrat të gjithëve, e vlerësoj shumë si artiste me tekstet e saj, me muzikën e saj, me zërin e saj. Fifi është një nga ata njerëz që i duhet shumë lumturi në jetë dhe ia uroj me gjithë zemër”

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...