“Olsi Bylyku është aktori më i keq”- Rrëfehet aktorja e njohur: Rroga për artistët është…

Aktorja e njohur e humorit Esmeralda Metkaj, e njohur si Cubi, ka folur në lidhje me kolegët e saj të emisionit “Klanifornia.”

 

Teksa ishte e ftuar në një intervistë, Cubi u pyet në lidhje me aktorët e emisionit të humorit, ku zbuloi se me cilët ka raportet më të mira.

 

“Unë me të gjithë, u bëra kaq vite që punoj. Por, ndoshta me Julin sepse kemi krijuar një lloj kimie me njëri-tjetrin dhe jemi ai çifti i pandashëm. Me Julin ndoshta që jam e sigurtë që edhe mos të di asgjë hyj në skenë pa frikë. Më ndodh edhe me Albanin.”– tha ajo për “Report Tv.”

 

Sa i përket aktorit më të keq sipas saj, Cubi tha:

 

“Aktori më i keq për mua është Olsi Bylyku. E thashë se plasa, ta marri vesh pra Olsi. Unë jam e sinqertë…”

 

Ndër të tjera aktores iu drejtua edhe pyetja: “Sa e ke rrogën?” Ajo nuk foli me shifra, por sqaroi se artistët që kanë vite eskperiencë si ajo nuk vuajnë.

 

“Unë rrogën në Klanifornia… jam me nipt, funksionoj si biznes kaq. E thashë, unë funksionoj si biznes. Përtej shakasë. Jeta ekonomike në Shqipëri është e vështirë, por për ne që kemi shumë vite dhe kemi krijuar bazën nuk mendoj se e kemi kaq problem. Për bukën e gojës nuk vuajmë.”- tha Cubi.

 

Aktorja është e vendosur prej muajsh në emisionin e përjavshëm “Klanifornia”. Por siç duket një pasion i saj përpos spektaklit është edhe teatri.

 

“Janë dy ndjesi krejt të ndryshme që nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën. Në “Klanifornia” e krijon personazhin vetë aty, je më spontan, mund të bësh batuta si mund të të vijnë. Ndërsa teatri është tjetër gjë, duhet t’i rrish deri në fund asaj që të ka dhënë autori, duhet të jesh i vëmindshëm maksimalisht. Nuk duhet të dalësh asnjë moment nga personazhi.”- tha ajo në krahasimin që bëri mes teatrit dhe televizionit.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...