Marina Vjollca flet për herë të parë për të bijën: ”Dua që ta rris vetë, e marr me vete në prova”

Marina Vjollca ka folur për herë të parë për ndjesinë si një nënë e re që ku mirëpriti në jetë vogëlushen Marget, e cila erdhi në jetë në nëntor të vitit që lamë pas. Në një intervistë për emisionin “Rudina”, Marina tha se do që ta rrisë vetë Margetin.

 

“Jam nga ato mama që tentoj mos të kem një ndihmë, pra dua që Marget ta mbaj vetë, ta rris vetë. E di që është pak e vështirë për t’ja dalë, por nuk e di a e beson, unë kur vija në prova këtu, me Marget me vete isha. Sot është në shtëpi sepse këtu ka shumë të ftuar dhe Marget duhet të flejë.

 

Nga njëra anë është ndjesia më e bukur që jam bërë nënë dhe nga ana tjetër është përgjegjësia më sublime që Zoti më ka falur.”, është shprehur moderatorja. Kujtojmë që Marina dhe Getoari janë treguar shumë hermetikë sa i përket vogëlushes duke mos e zbuluar portretin e saj.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...