Testi i drogës tek policët, efektivët përsërisin ekzaminimin, rrezikojnë detyrën

6 muaj nga aplikimi i testit të drogës tek punonjësit e Policisë së Shtetit, 45 nga rreth 1750 efektivë kanë kryer këtë ekzaminim do të duhet që ta përsërisin.

Burime për “TvKlan” bëjnë me dije se të gjithë ata që do të bëjnë testin sërish, kanë rezultuar pozitiv herën e parë. Kësaj here do të jetë Instituti i Mjekësisë Ligjore që do vulosë nëse këta efektivë janë ose jo përdorues të lëndëve narkotike.

Deri më tani vetëm një punonjëse policie është përjashtuar nga radhët e uniformave blu.

Ndërkohë që të tjerë kanë përdorur si argument se kanë dalë pozitivë për shkak të medikamenteve që kanë marrë më parë. Mirëpo tani me analizat e detajuara do të vendoset edhe fati i tyre.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...