Arjan Çani trego personin e vetëm që e ka mundur kryeministrin Rama këto 9 vite

Arjan Cani ishte i ftuar në emisionin të “Pa Ekzpozuarit”, atje ku u diskutua për finalen e Conference League dhe në një lidhje direkte ishte edhe kreu i FSHF, Armand Duka.

Kështu Cani ka bërë një analizë të situatës nisur edhe nga përplasja e madhe që ishte me Qeverinë në zgjedhjet e këtij viti për futbollin.“Dua ta uroj Dukën.

Jam i bindur se ai ka lobuar shumë që ky event të bëhej në Shqipëri. Tani mundohet të jetë modest duke e shpërndarë meritën me stafin, por unë them se ka qenë fuqia e Dukës që na solli finalen.Nuk është gjë e vogël, ishte meritë personale e tij edhe për marrëdhëniet me UEFA-n.

E mirëkuptoj ambicien e çdo pushteti për ta gllabëruar Federatën.Jo vetëm në Shqipëri, por në çdo vend politika, po të kishte mundësi, do të donte që ta kapte Federatën, sidomos atë të Futbollit. Nëse ka një fitore deri tani në këto 9 vite të Qeverisë Rama, është fitorja e Dukës.

Rama i ka mundur të gjithë, vetëm Dukën nuk e ka mundur dot. Rama lobon gjithandej, ju e dini, por mesa duket Duka kishte lobim më të fortë ne UEFA se Rama”, tha Cani.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Atraksionet e reja në Theth: Një verë plot adrenalinë dhe peizazhe magjike

Ky vit sjell një atraksion të ri dhe të...

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...