“U dogja m…”, Stefi Prifti rrëfen ‘përvëlimin’ në Dubai, Endri: U fut në…

Xhirimet në rërën e nxehtë të shkretëtirës së Dubait nuk paskan qenë aq të lehta për Endri dhe Stefi Priftin.

Ndërsa në klip duken të pashqetësuar, në të vërtetë tregojnë se temperaturat e larta dhe terreni me kodra rëre kanë krijuar edhe situata pak të vështira, por dhe gazmore.

Duke plotësuar njëri-tjetrin në rrëfimin e tyre në “Rudina” në Tv Klan, Endri e Stefi kujtojnë prapaskenën ‘përvëluese’.

Endri Prifti: Dolëm ne prapa kodrës por nuk na digjnin këmbët. Tani për kamerën, duhet të dilnim nga pas.

Stefi Prifti: Duke u ngjitur. Duhej fillimisht të kapnim kodrën, pastaj bustin.

Endri Prifti: Shkau ky aty. U përvëlua se ka dhe defekte kjo, iu dogj këmba.

Stefi Prifti: Rëra përvëlonte.

Endri Prifti: I humbën shapkat, u zhdukën ato, ia hëngrën akrepët.

Rudina Magjistari: Ti u gjende zbathur ngaqë u rrëzove?

Stefi Prifti: Nuk u rrëzova, por këmbët zhyteshin në rërë sepse ishte e thellë dhe u dogja. Si e themi te ajo kënga ime e para 11 vjetëve, u dogja mrekullisht aty. U dogja për një qëllim të bukur.

Rudina Magjistari: Po, ia vlejti.

Endri Prifti: Dhe e tërhoqëm pastaj, se u fut në rërë ky./tvklan.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...