Habiten 2 greket, mësojnë se ishin të martuara me 2 shqiptarë por ato nuk e dinin…

Dy gra greke janë çuditur kur kanë mësuar se ishin të martuara me dy djem shqiptarë për të cilët nuk i kishin parë kurrë në jetën e tyre!Historia e pazakontë vjen nga Selaniku.

 

Gjithçka ka ndodhur për shkak të një rrjeti mashtruesish ku përfshihen avokatë dhe nëpunës publikë grekë.Të cilët falsifikojnë dokumente, kryejnë celebrime false dhe pajisin shtetas shqiptarë me pasaportë greke apo leje qëndrimi si bashkëshortë të shtetasve greke, në këmbim të shumave të konsiderueshme në të holla.

 

Deri tani janë konfirmuar 2 celebrime në gjendjen civile speciale të Athinës, për shtetasit e huaj, në vitet 2018 dhe 2019.

 

Pas denoncimit të grave, që zbuluan rastësisht se figurojnë të martuara me të huaj, një shtetas shqiptar ka pohuar se kërkoi nga avokatët të pajiset me leje qëndrimi, ndërsa ata i premtuan “ një pasaportë dhe grua greke”.

 

Ngjarja po hetohet nga policia greke, ndërsa pritet që të zbulohen dhe shumë rastet të tjera të këtij lloji në të gjithë Greqinë.

TE TJERA

spot_img