“U bëre ti diletante…”/ Sherri në Instagram, Aulona Musta dhe Sindi e Për’puthen përplasen me njëra-tjetrën: Gazetare tallavaje, më ke lutur të…

Një debat i ashpër ka nisur me moderatores Aulona Musta dhe ish-konkurrentes së Për’puthen, Sindi Loci, të cilat kanë bërë deklarata të forta drejt njëra-tjetrës në rrjetet sociale.

 

Gjithçka nisi nga një reagim që ish-konkurrentja e Për’puthen bëri në Instastory në lidhje me perfomancën e Ronela Hajtit në Eurovision, temë e cila u diskutua nga Aulona Musta në një emision ku ishte e ftuar.

 

Sindi shprehet se ajo nuk ka asnjë lidhje me muzikën, duke e quajtur injorante dhe joprofesioniste.

 

“Nuk ja kam idenë se si mund të vendosni në panel PROFESIONISTËT e vërtetë të muzikës me njerëz qe as kanë lidhje me muzikën dhe janë injorantë ashtu siç mund të jem unë në gazetari apo drejtori! Nuk dinë të shpjegojnë pse kënga është tallava, po thonë është riprodhuar në filan studio… Merren me temën, jo po mua më pëlqen, jo po s’më pëlqen, kur po theksohet nga fillimi i emisionit që nuk është çështje shije në momentin që ti merr përgjegjësinë të përfaqësosh VENDIN tënd në një SUPER EVENT.

 

Asgjë personale as me personin që na prezantoi as me njerzit këtu që po e mbrojnë me mish e me shpirt po s’po qullin gjë & Pranoni more njerëz që skeni pikë profesionalizmi dhe korrupsioni është në kulm. Ata që së meritojnë e marrin vendin për të na përfaqësuar pa pik transparence se kanë lidhje të vjetra. Komunizmi vërtet qëndron tek ju realisht… Goca filanit, motra filanit ehaaaaaaaa..”– thuhet në shkrimin e plotë të Sindit në Instastory.

 

Menjëherë pas kësaj ka ardhur edhe reagimi i moderatores Aulona Musta, e cila ka shpërndarë në profilin e saj në Instagram statusin e Sindit, bashkëngjitur me një pjesë nga videoja e këngës së saj në bashkëpunim me dy motrat. Ajo ironizon këngën e motrave Loci, më saktë Sindin, duke e cilësuar “artistja e vërtetë.”

 

“Dhe pasi kritikon tallavanë….. artistja në fjalë na prezanton me artin e vërtetë… me artin që duhet të përfaqojmë dhe që duhet të na përfaqësojë nëpër evente.”– thotë Aulona.

 

Krahas videos moderatorja shkruan: “Qesha shumë… pa ë normalisht se s’mund ti lejoja vetes të qeshja me ë, se un nuk jam artiste me vlera…”- duke ironizuar kështu edhe mënyrën e shkrimit të ish-konkurrentes së Për’puthen.

 

Por sherri virual mes vajzave nuk është mbyllur me kaq pasi Sindi ka bërë disa reagime të tjera kunderejt moderatores.

 

“Moj Aulona sa gazetare tallavaje je.”– shkruan fillimisht Sindi në kundërpërgjigjen e saj për postimin e Aulona Mustës.

 

Më tej në një shkrim të gjatë Sindi duket e revoltuar ndaj ironisë së Aulona Mustës me këngën e saj. Ajo e quan “të turpshme” të merret me moderatoren për këtë temë, ku sipas saj po e edukon falas. Sindi shkruan se është artiste, ndërsa Aulonën e quan “gazetare tallavaje”, e cila sipas ish-konkurrentes e ka lutur t’i shkojë në emision.

 

“Sa keq më vjen për gazetarë të formatit tënd. U duk shum qartë profesionalizmi në atë panel i njerëzve të vertet që kanë studiuar për atë pjesë siç edhe e madhja Eni Vasili e përcaktoi.

 

Në rradhë të parë ajo këngë që unë dhe motrat kemi realizuar është bërë nga lekët tona dhe jo buxheti i SHQIPTARËVE. Si kam hyrë në hak askujt me gjakun tim.

 

E dyta nuk shkova unë të përfaqesoja apo motrat e mia SHQIPERINË ne EUROSONG. Teksti dhe muzika është bërë nga profesionistë dhe mund ti pyesësh çfare intervalesh janë përdorur dhe çfarë është stili i tallavasë apo pop/ Sa e turpshme është tani të merrem me ty për këtë temë dhe të edukoj ty falas për muzikën. Po e dashur jam artiste dhe do vdes e tillë ashtu siç je ti gazetare tallavaje që më ke lutur 2 here me të ardh në emision dhe s’të kam ardhur.

 

Nëse quan muzikën dhe tekstin e kënges time më të dobët se kënga që na ka përfaqesuar në Eurovision pyet sërish një profesionist dhe ma argumenton pse-në. Po s’mund të bëhet një diletante si puna jota te Alasi me kompetenca për një profesion që duhen vite, dekada studime. Siç ishin e nderuara Diana Ziu, I madhi Robert Aliaj, dhe pianistja madhe Ibrahimi. Mua do më vinte turp të ulesha në atë panel që kam 18 vite që studioj MUZIKË KLASIKE dhe të debatoja me këto figura.

 

@aulonamusta E fitove nje tag më në fund nga unë.”

 

Sindi publikoi gjithashtu një mesazh që ka marrë nga një ndjekës, i cili shkruan:

 

“Mir thua ti po lëre Aulonën se i ka miqtë peshq të mëdhenj”

 

Sindi bie dakord me ndjekësin teksa shton se Aulona sipas saj ka ecur në jetë me emrin e babait të vet.

 

“Me e bukura flet për nepotizëm dhe komunizëm kur ka ecur në jetë të vet me emrin e babit vet… po kshu është bërë Shqipëria, goca babit, goca mamit dhe kemi arritur me na qesh gjith BOTA neë fytyrë.”– shkruan ndër të tjera Sindi.

 

Më tej Sindi bën edhe një reagim për këngën e saj:

“Nuk kam reaguar për asnjë nga komentet që është bërë për këngën tonë. Por sot dua të bej një reagim se këtu jetojmë. Më gjeni një ekspert muzike, teksti, harmonie, polifonie realisht i ftoj që të githë që janë profesionistë të japin mendimin dhe kritikën e tyre për këngën time. Do t’ju lutesha profesionistëve të më kritikojnë se pranoj çdolloj kritike. Për koreogeafinë mund të flisni fare të doni se skam thën kurrë që unë apo motrat e mia jemi balerina.”

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...