Trondit Nuredin Dumani: Avokati i njohur ofroi 120.000 euro që t’i zhdukja gruan! E tradhtonte me shokun e ngushtë!

Nuredin Dumani, një ndër vrasësit me pagesë më të rrezikshëm në Shqipëri, ka rrëfyer prej një muaji detaje nga ngjarjet ku ka marrë pjesë e madje ka treguar dhe porositësit. Ai është bërë i penduar i drejtësisë dhe ka treguar me detaje të gjitha ngjarjet kriminale.

 

 

Në një rrëfim përpara prokurorëve të SPAK, Dumani ka treguar se avokati Alban Bengasi i kishte ofruar 120.000 euro që t’i ekzekutonte gruan. “Pentito” i drejtësisë tregon si e ka ndjekur gruan e avokatit dhe madje kishte porositur dhe persona të tjerë ta rrinin. Ky ishte urdhri fillestar dhe ishte zbatuar.

 

“Avokati është qeros, i gjatë i dobët me emrin Alban. E kam takuar dhe vetë mbrapa për këtë punë që më tha Festimi. Kam shkuar në darkë tek Festimi, pasi ndenjëm më kërkoi të rrihnim një femër kundrejt pagesës. Kjo femra jetonte në Tiranë tek Kodra e Diellit…”, thotë Dumani. Ai zbulon se gjatë ndjekjes kishte konfirmuar dhe tradhtinë e gruas.

 

39 vjeçari ka treguar gjithashtu se u është kërkuar që gruas t’i thyehej një këmbë ose një dorë, por personat e kontraktuar nuk e kishin bërë këtë, vetëm e kishin rrahur me grushta. Nuredin Dumani thotë se avokati Alban Bengasi ishte nxehur dhe më shumë dhe kishte kërkuar që gruaja e tij të vritej.

 

“Më ofroi çmimin e 120.000 eurove për ta mbaruar si punë. I thashë është shumë pak për një femër. Më thanë nëse nuk e bën ti do ti them Gjegj Cukalit ta bëj pasi më ka borxh për një nder pasi e kam nxjerr nga burgu. I thashë vazhdo me Gjergjin unë se marr përsipër këtë gjë”, thuhet në rrëfimin e Dumanit.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...