“Më ka humbur burri para një viti”, gruaja shkon e shqetësuar në Polici

Një 38 -vjeçar nga Vlora ka humbur kontaktet me familjen që prej datës 6 maj 2021.

Ka qenë bashkëshortja e cila ka bërë denoncim në Polici.Ajo ka thënë se shtetasi G. M., 38 vjeç, banues në lagjen “Pavarësia 2”, është larguar nga shttëpia në datën 6 maj 2021 dhe nuk është kthyer më.

“Në Komisariatin e Policisë Vlorë ka bërë kallëzim shtetasja N. M., 35 vjeçe, banuese në lagjen “Pavarësia 2”, Vlorë, pasi, që prej datës 06.05.2021, ka humbur kontaktet me bashkëshortin e saj, shtetasin G. M., 38 vjeç.Ai është banues në lagjen “Pavarësia 2”, Vlorë. Po punohet për gjetjen e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ende nuk dihet arsyeja pse gruaja ka pritur 1 vit për të shkuar në Polici, kur këtë gjë duhej ta kishte bërë që vitin e kaluar, por kjo mbetet për t’u zbuluar.Policia nuk ka dhënë detaje të tjera për këtë ngjarje. Gruaja ka thënë gjithashtu që kjo është hera e parë që bashkëshorti i saj largohej nga shtëpia.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...