59-vjeçari humbi jetën në punë, bashkëshortja e tij zbulon mashtrimin që bëri kompania

A ksidenti në Mollaj të Mallakastrës që i ka marrë jetën 59-vjeçarit Ferdi Metushi në prill të këtij viti ka sjellë reagimin e familjarëve të viktimës që në mëngjesin e sotëm kanë kërkuar drejtësi për zbardhjen e kësaj ngjarje.

Ndalime Metushi nga Boçova, bashkëshortja e viktimës së aksidentit të ndodhur në Mollas ka qenë sot para prokurorisë dhe në deklaratën e saj i është drejtuar organeve të drejtësisë për të zbardhur ngjarjen pasi hedh dyshime për manipulim të provave dhe fakteve për të mbuluar ngjarjen.

Ndalime Metushi është shprehur se automjeti me të cilën u aksidentua bashkëshorti i saj natën e 19 prillit ka qenë me defekt. Automjeti nuk ka pasur levën e marshit dhe me pas është vendosur.

Përveç kësaj kompania ku punonte bashkëshorti i Ndalime Metushit punonte në shfrytëzimin e inerteve në lumin Vjosë që është e ndaluar dhe për më tepër nga kompania është bërë sigurimi i tij pas v dekjes.Bashkëshortja e te ndjerit është shprehur se disponon dhe video që provon me fakte gjendjen teknike të mjetit që ishte me defekt.

Ajo është shprehur se përveç v de. kjes se bashkëshortit të saj nuk ka marrë asnjë dëmshpërblim nga kompania ku punonte për me shumë se një vit. Ajo ka kërkuar nga organet e drejtësisë te vënë në vend dinjitetin dhe djersën e bashkëshortit të saj të ndjerë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...