Zbulohet kandidati i socialistëve për Presidentin e Shqipërisë, ai është njeriu që …

Zbulohet emri i parë i propozuar për kandidat për president.

Deputeti i Partisë Socialiste Etjen Xhafaj bën publike propozimin e tij në zarfin me tre emra. Xhafaj ka tha se ai ka propozuar Gramos Ruçin për president.“Po zbuloj një nga tre emrat që kam propozuar.

Për mua njeriu që duhet president është Gramos Ruçi”, tha deputeti dhe ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj.Më pas Xhafaj dha edhe arsyet e këtij propozimi mes të cilave është serioziteti që ka treguar në karrierën e tij politike dhe postet që ka mbajtur Ruci në jetën politike në vend.

I pyetur nëse emri i Gramos Ruçit mund të sillte një reagim të opozitës, sipas të cilës Ruçi ka qenë ministër i Brendshëm në qeverinë e fillimit të vitit 1991 dhe më parë sekretar i Parë i Rrethit të Tepelenës, Xhafaj tha se kjë çështje është e sqaruar një herë e mirë dhe nuk beson se është argument.

Më 16 maj do zhvillohet në parlament raundi i parë i zgjedhjes së presidenti por nuk dihet nëse emri i Gramos Ruçit do jetë mes atyre që do votohet.Emri i Gramoz Rucit thuhet se është zgjedhur dhe nga deputetë të tjerë të PS, ndaj nuk do ishte cudi nëse ai do ishte presidenti i ri i Shqipërisë.

- Publicitet -

TE TJERA

spot_img