Kishte dënuar shumë gangsterë e trafikantë, prokurori anti-mafia qëllohet për vdekje në muajin e mjaltit

Një prokuror paraguaian i cili kishte dënuar shumë gangsterë dhe trafikantë, ështe qëlluar për vdekje nga disa vrasës me pagesë, teksa po shijonte muajin e mjaltit me gruan e tij shtatzënë në Kolumbi.

 

Marcelo Pecci godit teksa ishte në plazh me gazetaren Claudia Aguilera, pasi ata ishin martuar në muajin prill. Disa orë më përpara çifti kishte postuar foto nga plazhi duke komentuar: “Dhurata më e bukur e martesës … jeta që do të vijë është dëshmi e dashurisë”.

 

45-vjeçari, u qëllua nga dy burra, teksa bashkëshortja e tij shpëtoi pa u lënduar.

 

Bashkëshorja e tij tha:

 

“Sulmuesit u larguan me një motor uji pasi kishin qëlluar dy herë ndaj Marcelos, një herë në kokë e një herë në kurriz”.

 

“Ne na ndihmuan njerëz të tjerë që ishin në plazh por ai kishte vdekur. Nuk kishim marrë kërcënime më parë, çdo gjë ndodhi kaq shpejt”.

 

Më pas ajo citohej nga e përditshmja kolumbiane El Tiempo të kishte thënë:

 

“Dy burra sulmuan Marcelo. Ata erdhën me një barkë të vogël ose motor uji më duket, nuk e pashë mirë”.

 

Pecci ishte duke hetuar krime të profilit të lartë në Paraguay, duke përfshirë dhe vrasjen e një trafikanti drogash dhe bashkëshorten e një futbollisti të njohur.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...