“As Faja që ra nga fiku s’ka tekst, por njerëzit tërbohen duke e kërcyer”, Aulona Musta i del në mbrojtje Ronela Hajatit: Mos hidhni vrer!

Moderatorja Aulona Musta iu është përgjigjur kritikëve të këngëtares Ronela Hajati, e cila nuk arriti të futet në natën finale të Eurovision.

 

Përmes një psotimi në facebook, gazetarja thotë se këngëtarja ka punuar fort dhe nuk e meriton që mbi të, të vjellin vrerë.

 

Sipas saj në koreografinë e këngës “Sekret”nuk kishte asgjë skadaloze dhe të pamoralshme, siç u përfol në medie.

 

Postimi i plotë i Aulona Mustës:

Per Ronelen! Te bukuren, te talentuaren, te zonjen, ARTISTEN Ronela!

 

Per Ronelen, e cila si kurre me pare beri qe ne Eurovizion te flitej e kendohej shqip qe tre muaj perpara. Per Ronelen qe ishte nder me te preferuarat, vleresuarat, degjuarat e parat ne kete Eurovizion.

 

Per Ronelen qe dha shpirtin per nje perfaqesim sa me dinjitoz, duke u perballur me veshtiresi te shumta qe nje vend i vogel si Shqiperia i ka cdo vit, aq sa nuk ka kengetare qe ka vajtur ne Eurovizion dhe nuk eshte kthyer me nje minitraume, e cila publikisht nuk flitet kurre, ama kush eshte ne rrethin tone e di shume mire se ajo qe ne na duket qejf, eshte nje lodhje mbi te gjitha mendore, per te qene i barabarte me ata qe kane buxhete marremendese, ndersa kengetaret tane shpesh duhet te nxjerrin leke nga xhepi per te bere vetem gjysem e asaj qe duan ne ate skene.

 

Per Ronelen qe eshte nje artiste me kembe ne toke, qe ka punuar fort, pa skandale, pa pasur trupin perfekte qe shoqeria ka si standart sidomos per kengetaret, duke e shfaqur veten me dobesite, pasigurite dhe lufterat e perditshme per te mbijetuar ne nje treg aspak te lehte!

 

Per kete Ronel, ju nuk keni te drejten te hidhni vrer, sepse me besoni. NUK E MERITON!

 

Nuk kishte asgje skandaloze, te turpshme, te pamoralshme, pornografike ne paraqitjen e saj skenike. ASGJE! Kishte guxim per te provokuar, mbi te gjitha mendjet prapanike te shume shqiptareve, sepse Europa performanca te tilla i ka pare qe kur tek ne artistet qendronin si shtylla korenti ne skene, nga frika se po te leviznim po benin herezi!!!

 

Oh, kenga nuk kishte ndonje tekst dhe mesazh te jashtezakonshem? As Faja shkret qe ra nga fiku nuk e ka ne fakt, ama nuk njoh njeri qe nuk kercen si i terbuar sa here e degjon.

 

Oh Ronela nuk ishte veshur bukur, tha komentarori italian dhe ne e morem per te mireqen se kur e thote italiane, i ka vdekur nona atij muhabeti. Kompleksi i zakonshem inferioriteti i shqiptarit ndaj te huajt.

 

Fakti qe nuk u fut ne finale nuk e ben me pak te talentuar, te zonjen, te afte, me pak artiste e nuk ja zbeh gjithe punen qe beri kete vit per nje nder perfaqesimet me dinjitoze qe kemi pasur ne Eurovizion.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...