Qytetari i thotë se i kanë vdekur vjehrra e vjehrri, imami i njohur: Hajde fat hajde…

Në një video të fundit të bërë virale në TikTok shfaqet Imami i i njohur në kryeqytet Ahmed Kalaja i cili po u përgjigjet pyetjeve të ndryshme të qytetarëve.

 

Në një moment imamit i mbërrin një pyetje nga një qytetar i cili nis me fjalinë: Më vdiq vjehrra dhe pas 6 ditësh edhe vjehrri…Para se të nisë përgjigjen e pyetjes, Imami i drejtohet duke qeshur: Hajde fat hajde…!

 

Kuptohet që ishte një shaka apo batutë e imamit, por a ishte ky rasti për të bërë një shaka të tillë?Imami e di shumë mirë që shaka të tilla të tepruara bëhen virale dhe ngjallin reagime të shumta të njerëzit, në këtë rast pjesa më e madhe e komentuesve shfaqin zhgënjim.

 

Ne e kuptojmë shumë mirë që ishte një shaka dhe as që kemi dyshim për këtë, por si mundet dikush aq më tepër një imam të tallet të bëjë shaka me një gjë të tillë?Ne e vlerësojmë dhe respektojmë shumë figurën e imamit në fjalë, por herë tjetër duhet të tregohet më i kujdesshëm me raste të tilla.

 

@joqalbaniaofficial

Qytetari: Më vdiq vjehrra dhe pas 6 ditësh edhe vjehrri! Imam Ahmed Kalaja: Hajde fat hajde… #joq #joqalbania #shqiperia #shqiptare #foryoupage #fyp #fypシ #fypage #fypシ゚viral #video #viral #trending

♬ original sound – JOQ Albania –

- Publicitet -

TE TJERA

spot_img