Taulant Balla kapet me sjellje të çuditshme, vizaton dhe qesh me vete (video)

Është mbledhur sot konferenca e kryetarëve në Kryesinë e Kuvendit, ku po flitet për zgjedhjen e presidentit të ri.

 

Në këtë mbledhje ka folur edhe Elisa Spiropali, e cila në krah kishte Taulant Ballën. Ky i fundit nuk e ka pasur aspak mendjen se çfarë po fliste Spiropali, por ka filluar të vizatojë në një fletë për disa minuta.

 

Tao Balla shihet në një sjellje të pazakontë. Në pak kohë, ai vizaton, qesh me vete dhe i kthehet vizatimit disa herë, pasi ndonjëherë shtrëmbëron buzët duke mos e pëlqyer.

 

Duket qartë që Balla nuk e ka aspak mendjen se çfarë thonë kolegët për zgjedhjen e presidentit të ri, e ndoshta me shumë mundësi ai e di kush do të vendoset në krye.

 

 

- Publicitet -

TE TJERA

spot_img