Publikohet momenti kur Ajas Sulejmani përplas çiftin dhe foshnjen 3 muajsh te vizat e bardha

Ky është momenti kur “Mercedezi G Class” përplas çiftin dhe foshnjen e tyre 3-muajshe te vijat e bardha në Tiranë.

Në foto e siguruara nga Abc shihet çifti me karrocën e fëmijës teksa kalojnë në semafor, ndërsa G Classi kalon pavarësisht se për makinat është ndezura drita e kuqe.

Pas aksidentit shoferi ka braktisur mjetin dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Gazetarja e Abc, Xhensila kodra bën me dije se polica ka identifikuar shoferin si Ajas Sulejmani dhe po vijon punën për kapjen e tij.

Ndërkohë policia ka shoqëruar një të ri tjetër i cili ka qenë në makinë së bashku me Sulejmanin në momentin e aksidentit.

- Publicitet -

TE TJERA

spot_img