Berisha tregon për 21 Janarin: Garda vepron me ligjin që ka miratuar PS

Ish-Kryeministri Sali Berisha, ndërsa ka folur para mediave për vdekjen e të riu Ilvi Meta është pyetur nga gazetarët edhe lidhur me vrasjet e 21 janarit në bulevard.

 

Ai e cilësoi militanteske pyetjen e gazetares, për një paralele mes vrasjeve të 21 Janarit dhe vdekjes së të riut në qeli, ndërsa vuri në dukje faktin që gazetarja po merrte në celular pyetjet që po i drejtonte.

 

Gazetarja: Në vitin 2011 janë vrarë 4 njerëz nga dhuna qeveritare pse nuk kemi patur një reagim qoftë për ministrin tuaj të brendshë, qoftë edhe për dorëheqjen tuaj…

 

Berisha: Je fare fare gabim.

 

Gazetarja: Katër njerëz kanë humbur jetën nga armët e Ministrisë së Brendshme.

 

Berisha: Kanë humbur jetën 4 njerëz në këtë bulevard, të cilët në një demonstratë që po gjuhej me plumba….

 

Vazhdo lexo mesazhet….Janë të fotografuara.

 

Nëse doni të gënjeni para njerëzve, nëse doni të gënjeni para kamerave ju mund të turpëroheni në këtë që gënjeni. Ka patur plumba në xhama dhe janë të fotografuara. Të gjitha mediat i kanë parë plumbat në xhamat e Kryeministrisë.

 

Vijmë tek 4 njerëzit. Është Sali Berisha që ka kërkuar në mënyrë të përsëritur në parlament shpalljen e tyre, vrasje shtetërore pa dashje. Jo këtyre, të Gërdecit, më fal. Pse e kam bërë atë? Sepse garantimi i vendit ka qenë i Ministrisë së Mbrojtjes. Kurse këta zotërinjtë të ndjerë janë vlerësuar që të gjithë dhe janë dhënë disa dënime për tejkalim kompetencash nga garda. Ka një dallim shumë të madh. Për atë që don të dijë dallimin. Garda u sulmua dhe u agresua. Dhe ka një ligj që thotë:

 

Në rast se ushtari agresohet një herë qëllon në ajër, nëse agresohe për së dyti qëllon tek këmbët, nëse agresohet për së treti, asgjëson kërcënuesin. Garda nuk vepron me urdhër, garda veron me ligjin që e ka miratuar PS. Duke dhënë këtë përgjigje, të krahasosh ti një person që gjuan me gurë, në dinamikë, me mjete një ushtar të armatosur të gardës me një njeri që qëndron në qeli ka një verbëri militanteske të atij i cili e vërteta është, me marrjen e pronës qytetarëve shqiptarë me 1 euro, e cila ishte për gjimnaz për atë zonë, nuk është gjë tjetër vetëm anëtar i organizatës kriminale, Karlo Bolino.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...