‘Kërcet’ grushti në avion/ Pasagjerët godasin njëri-tjetrin, ndërhyn edhe kapiteni i fluturimit

Disa pasagjerë janë përleshur me njëri-tjetrin në një avion pas uljes në Amsterdam.

Një pasagjer tjetër e filmoi incidentin, pasi dy grupe burrash filluan të debatonin dhe më pas të godisnin njëri-tjetrin për çështje racizmi. Pasagjerët pretenduan se tensionet ishin krijuar gjatë gjithë udhëtimit pasi një grup bëri komente raciste ndaj tjetrit.

Siç hsihet edhe nga pamjet, një pasagjer përpiqet të tërheqë burrin me bluzë blu, por nuk arrin dot. Më pas ai vazhdon të godasë me këmbë kundërshtarët e tij disa herë, ndërsa ata janë në dysheme në rreshtin e mesëm.

Më vonë shfaqet kapiteni i fluturimit dhe përpiqet të qetësojë situatën, duke tërhequr një nga ‘sherrxhinjtë’ nga vetja.

Dy burra të tjerë, njëri i veshur me një bluzë gri dhe tjetri me një xhaketë të zezë, vazhdojnë të godasin me grushte një tjetër burrë.

Personat e përfshirë në sherr janë arrestuar nga policia.

TE TJERA

spot_img