Arrestohet drejtori i Ujësjellësit në Laç për llogari të Spanjës, vodhi shtëpinë e futbollistit Karim Benzema

Nëse denoncimi i Sali Berishës në vitin 2019 do të rezultojë i vërtetë, atëherë në krye të Ujësjellësit të Laçit, Partia Socialiste ka vendosur një profesionist të vërtetë.

Jo në menaxhimin e Ujësjellësit, por në vjedhjen e vilave.Sepse sipas Berishës, Alfred Prodani që u arrestua sot për llogari të Interpol është autor i grabitjes së shtëpisë së sulmuesit të Realit të Madridit, Karim Benzema.

Sipas denoncimit, të Berishës veç drejtorit të Ujësjellës Kanalizimeve në Kurbin, Alfred Prodani, akuzohej edhe përgjegjësi i Pallatit të Kulturës, Dritan Paja.

Në mesazhin që një qytetar nga Laçi i ka dërguar Berishës, thuhet se Prodani dhe Paja nuk janë në krye të detyrës, pasi ndodhen të arrestuar në Spanjë.“Një pyetje nga qytetari i Laçit për Edvinin: Ku janë dy narkodrejtorë që janë zhdukur?!”, shkruan Berisha, duke vijuar me publikimin e denoncimit: “Përshëndetje z. Berisha, jam një qytetar nga Laçi.

Ma pyet pak Kryeministrin ku ndodhen dy drejtorët, njëri prej të cilëve i Ujësjellësit, apo janë në burg në Spanjë, ku akuzohen për vjedhjen e shtëpisë së futbollistit të Real Madridit, Benzema. Qyteti i Laçit është pa dy drejtorë”.Më 27 shkurt, gjatë kohës që po luhej derbi mes Real Madrid dhe Barcelonës, banesa e Benzemasë ra pre e një grabitjeje.

Mediat spanjolle lidhur me ngjarjen nuk kanë publikuar detaje, por dyshohet se në këtë ngjarje janë të përfshirë shtetas nga Shqipëria.Paja atëherë e përgënjeshtroi denoncimin duke thënë se e gjitha i dukej një sulm politik. Disa orë më pas, ish-Kryeministri e ndryshoi postimin.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...