Vetëvrasje apo vrasje? Eksperti zbulon detaje për vdekjen e Ilvi Metës: Hetimi të bëhet me…

Rasti i vetëvrasjes së Ilvi Metës në qeli dy ditë më parë me lidhësen e kapuçit të bluzës së tij, duhet të hetohet dhe të shihet në dy pista, sipas ekspertit të kriminalistikës, Artan Rexhepit.

 

Eksperti theksoi nevojën e rekrutimit të ekspertëve të pavarur në mënyrë që transparenca të jetë kryefjala e hetimit dhe të behet sa më i besueshëm.

 

“Ka dy pista. Versioni zyrtar, që për hir të së vërtetës pavarësisht se e ka detyrim ligjor, vetëvrasja.. Pista qytetar pretendimet e familjarëve. Nëse do të jemi në rastin e parë kemi shpërdorim detyre, mosveprim. Personat përgjegjës do të ndëshkohen. Për të qenë transparentë, duhet që ekspertët t’i kishin marrë jashtë institucionit.

 

Nëse i ecim këtij versioni të familjarëve, nëse personi është dëmtuar gjatë dhunës dhe jemi para një inskenimi, që kjo është shumë e rëndë. Ndaj them që duhet të rekrutojnë ekspertë të pavarur. Problemi tjetër që do të ngrihet këtu, u fol që i ndjeri është shoqëruar disa herë. Viktimat përbalten nga policia, kjo duhet të ndalojë. Është ndalur 20 herë, sa herë ka vajtur në burg? Atëherë shumë herë mund të jetë shoqëruar edhe pa prova.

 

Në rastet e vetëvrasjeve është taktik e detyruar hetimore që shihet edhe për vrasje dhe për vetëvrasje. Detyra e policisë është t’i ruajë në gjendje të rregull këta persona.”, tha ai.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...