U përplasën për vdekje nga një makinë, turistët që humbën jetën në Shkodër ishin polak (foto nga vendngjarja)

Në aksin rrugor Shkodër-Tiranë u regjistrua një ngjarje tragjike ku humbën jetën dy turistë.

Këta të fundit një burrë dhe një grua me origjinë nga Polonia po udhëtonin me motor, teksa u përplasën nga një makinë tip “Golf V” ngjyrë të zezë.

Dy viktimat janë të moshës 42 dhe 45 vjeç dhe u aksidentuan në Kryebushat të Shkodrës.

Nderkohe policia ne komunikaten e tyre zyrtare bejne me dije se:

Rreth orës 11:20, në rrugën nacionale Shkodër – Lezhë, në vendin e quajtur “Kryebushat”, një automjet tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin D. Gj., 27 vjeç, është përplasur me një motomjet, në të cilin udhëtonin 2 shtetas të huaj polakë (turistë).

Si pasojë e përplasjes kanë ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit, shtetasi W. M., 45 vjeç dhe pasagjerja në motomjet, shtetasja M. M., 42 vjeçe.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi D. Gj., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Shkodër, për veprime të mëtejshme procedurale. Nga kryerja e alkool-testit ndaj drejtuesit të automjetit, shtetasit D. Gj., ka rezultuar se nuk kishte konsumuar alkool.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryhen veprimet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...