Fatos Nano drejt Presidencës? Gjiknuri përgjigjet askush nuk …

Një ndër emrat e mundshëm për President të Republikës është edhe Fatos Nano.

 

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri, është shprehur se askush nuk është i përjashtuar nga procesi përderisa kanë profilin e nevojshëm për këtë post.

 

Komentet Gjiknuri i bëri teksa është pyetur nga gazetarët nëse Fatos Nano mund të jetë një emër për t’u bërë për President.

 

Gjiknuri ka shtuar se duhet një profil që të mos e kontaminojë zyrën e Presidencës me agjenda personale ndërsa shtoi se i vetmi kusht është që të mos jetë pjesë e Grupit Parlamentar të PS-së.

 

“Nuk jam këtu të komentoj emra të përvetshëm. Të gjithë kanë shanset. Ne Kufizimin e kemi të mos jetë i grupit parlamentar. Por njerëz që kanë kontribuar në shoqëri mund të jetë kandidat. Identifikimi i emrave do ishte gabim. Por edhe Fatos Nano mund të jetë, patjetër kandidat”, tha Gjiknuri.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...