Dhunohej nga vjehrra dhe burri, 52-vjeçarja i jep fund jetës/ Flasin fqinjët: Ajo ishte…

Konfliktet në familje detyruan një 52-vjeçare që t’i jepte fund jetës. Viktima, Fatbardha Likrama, është hedhur nga kati i tretë i banesës, ku edhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Trupi i saj është gjetur nga e motra në sheshpushimin e pallatit. Mësohet se 52-vjeçarja dhunohej nga bashkëshorti dhe vjehrra e saj. Ndërsa mbrëmjen e djeshme pas një sherri në familje ka ikur tek e motra.

 

Sipas fqinjëve, të cilët e cilësojnë Fatbardha Likramën si një “zonjë grua”, ajo është marrë me forcë nga banesa e së motrës nga djali i saj. Ndërsa duke mos përballur dot dhunën, ka vendosur që t’i japë fund jetës.

 

“Çuni e mori me forcë, për çfarë e mori për ta vrarë. Siç na tha e motra: E morëm mbrëmë në shtëpi, për ta mbrojtur. Erdhën na e morën me zor, djali vet. Kështu thonë që dhunohej nga burri e vjehrra”, thonë banorët të përlotur.

 

“E njihja, ishte grua e rregullt familjare, e kishim në lagje. E motra tha se e kanë rrahur. Ishte zonjë grua, e rregullt. Më erdhi keq, më kapi tensioni”, shprehet një tjetër.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...