Tre aksidente në pak orë/ Bilanc tragjik, 20 të plagosur dhe dy të vdekur

Tre aksidente kanë ndodhur në pak orë në Kosovë këtë fillim jave, me pasojë vdekjen e dy personave.

 

Në aksin Skenderaj- Drenas në fshatin Gllobarë pas përplasjes mes dy makinave ndërruan jetë një grua dhe një fëmijë 7 vjeçar, ndërsa tre persona të tjerë u lënduan dhe po trajtohen në QKUK.

 

“Nga informatat e para bëhet e ditur se dy vetura janë përfshirë në aksident rreth orës 14:00, dhe si pasojë e aksidentit dy persona kanë humbur jetën përderisa tre të tjerë kanë pësuar lëndime. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti”, deklaroi Agron Borovci, zëdhënës i Policisë për rajonin e Prishtinës.

 

Disa orë më pas dhjetë persona janë lënduar pas aksidentit mes pesë makinave në fshatin Abri e Epërmenë vendin e quajtur Garrapole të Drenasit rreth orës 15:00.

 

“Deri më tani bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë pesë automjete dhe për pasojë dhjetë persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor, përderisa janë shkaktuar dhe dëme materiale”, deklaroi ai.

 

Një tjetër aksident ndodhi më pas me shtatë të lënduar pas përplasjes së dy makinave në aksin rrugor Prishtinë-Gjilan.

 

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci tha se aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 16:00, në afërsi të pendës së liqenit të Badocit.

 

“Informacionet e para bëjnë të ditur se në aksident janë përfshirë dy vetura, ndërkaq shtatë persona janë lënduar, të cilët janë dërguar në qendrat më të afërta mjekësore si dhe në QKUK – Prishtinë, për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor”, tha Borovci.

 

Shkak dyshohet të jenë kushtet atmosferike, ndërsa apelohet nga shoferët që të kenë kujdes.

 

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, në 24 orët e fundit ky është aksidenti i dytë me fatalitet. Po ashtu 19 aksidente trafiku me të lënduar dhe 18 aksident trafiku me dëme materiale. Gjithashtu bëhet e ditur se në 24 orët e fundit, janë vendosur 1239 gjoba.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...