U rrëzua në mes të skenës, por Berisha e heq xhaketën dhe…

Lideri historik demokrat, Sali Berisha, e ka nisur me një incident daljen e tij në skenë për të mbajtur fjalën në Kuvendin Kombëtar të PD.

Teksa po shkonte drejt mikrofonit, ai nuk pa shkallët, në të cilat u përplas dhe u rrëzua.Menjëherë e ka ndihmuar shoqëruesi i tij për t’u ngritur dhe disi duke shtrenguar dhëmbët në fillim, nisi fjalën e gjatë para delagatëve.

Madje, ai preferoi të hiqte edhe xhaketën, duke e mbajtur fjalimin me këmishë.Në fjalën e tij, Berisha nënvizoi: “Unë dua t’’ju them të gjithë atyre që mendojnë apo besojnë se mund të mbajnë një pseudopozitë në këmbë; gaboni. Opozita është moral, pushet moral.

Ajo nuk emërohet, nuk delegohet, ajo buron nga shpirti dhe zemra.Ata janë burra dhe gra të thjesht në punët e tyre, por në ndërgjegjen e tyre e dinë se pseudoopozita është një limon i shtrydhur, nga i cili pasi plotëson shijet, bën sikur s’e njeh më.

Pseudoopozita është fasadë në të cilën askush nuk do të banojë. Ndaj ku jemi sot, opozitë e vërtetë, në këmbë, të gatshëm për çdo betejë!Përsëri, lidhur me këtë çështje dua të shtoj dy-tre gjëra.

Është bërë e njohur se unë jam sanksionuar nga DASH me akuza për të cilat në mënyrë absolute nuk ekziston asnjë fakt, provë, dokumente. Jam sanksionuar nga lobimi korruptiv i Soros dhe Ramës.

Megjithatë, them këtu se cilido që do të paraqesë një fakt, provë, dokument më të vogël kundër Sali Berishës, ai është i gatshëm që të marrë çdo masë ndaj vetes së tij. Por, unë theksoj se jam Sali Berisha. Kurrë, kurrë, kurrë, shpifjen dhe gënjeshtrën s’e pranoj për të vërtetë. Ju jam mirënjohës juve pa kufij që ndani me mua këtë qëndrim”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...