Gjykata liron ish-drejtorin e burgut të Reçit, u arrestua pasi vidhte karburant dhe fuste sende të jashtëligjshme

Gjykata e shkallës së parë ka liruar nga qelia ish-drejtorin e burgut të Reçit, Ervis Zika, ndaj të cilit u caktua masa “arrest shtëpie”.

 

Drejtori i burgut te Reçit dyshohej se ka kaluar në regjim pa skaner sende të paligjshme dhe se ka firmosur në mënyre fiktive kartelat e karburantit.

 

Pala mbrojtëse kërkoi një masë lehtësuese për faktin se drejtori i burgut nuk përben rrezikshmëri për ikjen nga vendi.

 

Hetimi ndaj drejtorit te burgut te Reçit do vijoje ne kushtet e arrestit te shtëpisë. Vendimi u dha nga gjyqtarja e shkalles se pare ne Shkodër Izabela Radovani.

TE TJERA

spot_img