DIGJET AUTOMJETI I EFEKTIVIT TË POLICISË SË SHKODRËS

Automjeti i një efektivi të policisë së Shkodrës është djegur mbrëmjen e 27 prillit 2022 ndërsa dyshohet se ngjarja ka lidhje me detyrën e punonjësit të forcave operacionale.
Burime bëjnë me dije se oficeri i policisë Dritan Turhani e kishte parkuar automjetin pranë banesës së tij në lagjën Perash të qytetit të Shkodrës.

 

Sapo ka parë që makina e tij është përfshirë nga flakët ai ka lajmëruar në sallën operative ndërsa kolegët e tij kanë filluar me hetimin e ngjarjes. Janë të paqarta arsyet e djegies së këtij mjeti ndêrsa dyshohet se është një ngjarje e qëllimshme. Oficeri Turhani ka deklaruar se nuk ka konflikte me kënd ndërsa policia dyshon se kjo ngjarje mund të ketë ardhur për shkak të detyrës.

 

NJOFTIMI I POLICISE

Më datë 28.04.2022, gjatë orëve të para të mëngjesit, në lagjen “Daniel Matlija”, Shkodër, në Rrugën e Koplikëve, ka rënë zjarr në mjetin tip “Benz”, në pronësi të shtetasit D. T., 53 vjeç, banues në lagjen “Danjel Matlija”, Shkodër, me detyrë punonjës policie në DVP Shkodër. Mjeti ka qenë i parkuar pranë banesës së këtij shtetasi.

 

Vijojnë veprimet hetimore duke mbledhur çdo provë materiale dhe vlerësuar çdo informacion, si dhe duke bashkëpunuar ngushtë me ekspertët dhe Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për përcaktimin e shkakut të djegies së mjetit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...