Tashmë s’ka më dyshime! Konfirmohet rasti i parë i gripit të shpendëve te njeriu

Kina ka konfirmuar rastin e parë të gripit të shpendëve H3N8 te njeriu. Komisioni Kombëtar i Shëndetit në Kinë njofton se i infektuari me virusin H3N8 është një djalë 4-vjeçar nga provinca Henan.

 

I infektuari shfaqi simptomat e para më 5 prill, megjithatë sipas autoriteteve të shëndetësisë në vend asnjë nga kontaktet e afërta të 4-vjeçarit nuk është prekur nga gripi i shpendëve.

 

Mësohet se i infektuari kishte kontakt të përditshëm me shpendë në shtëpinë e tij.Varianti H3N8 është gjetur në të kaluarën te kuajt, qentë, zogjtë dhe fokat, por rastet e H3N8 nuk janë raportuar kurrë më parë te njerëzit, tha Komisioni Kombëtar i Shëndetit në Kinë.Nga Kinia nisi rrugëtimin e tij edhe Covidi, që më pas izoloi gjithë botën dhe njerëzimin për muaj të tërë.

 

Urojmë që gripi i shpendëve mos të kthehet në një pandemi të dytë si ajo që sapo kemi kaluar.Përvec gripit të shpendëve, një tjetër shqetësim i madh këto ditë në botë është Hepatiti Akut që prej fëmijët e vegjël dhe sipas mjekëve 65% e rasteve në gjithë botën deri më tani janë vajza.

 

Shefja e epidemiologjisë në ISHP, Silva Bino, në një konferencë për shtyp ditën e djeshme tha se deri tani Shqipëria nuk ka asnjë rast me Hepatit Akut, por duhet bërë kujdes shumë i madh.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...