Moti merr kthesën e madhe në pjesën e dytë të javës, meteorologu parashikon surprizat që na presin

Meteorologu Hakil Osmani bën të ditur se temperaturat gjatë ditës së sotme do të shkojnë deri në 28 °C.

 

Osmani tha se moti i ngrohtë do të na përcjell gradualisht dhe deri në fundjavë, temperaturat do të bien gradualisht me 6 °C më pak.

 

“Moti është i ngrohtë me temperatura që sot kanë shkuar deri ne 28 °C.

 

Sa i përket temperaturave deri në fundjavë ato do të zbresin deri në 23 °C që do të thotë me 6 gradë më pak, por që do te zbresin gradualisht gjatë ditëve, por që prapë janë normale për vlerat normale të pranverës.

 

Prej të enjtes do të kemi prani të vranësirave, kryesisht në zonat jugore dhe veriore, duke krijuar mundësitë që në zonat jugore të ketë edhe reshje intervale shiu.

 

Momentalisht nuk ka sinjale që do të kemi mot të freskët.”, tha Osmani.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...