“Fali o Zot, se s’dijnë çfarë bëjnë”/ Vjehrra e Floriana Garos shpërthen ndaj Sali Berishës për …

Ish-kryeministri Sali Berisha duket se ka futur në ‘sherr’ drejtoreshën e tij të komunikimit Floriana Garon me vjehrrën e saj, Lumturi Ratkoceri, të cilat ndajnë pikëpamje të ndryshme politike.

Kjo e fundit ka publikuar në rrjetet sociale një reagim të ashpër kundër atyre që kanë nisur peticionin kundër ambasadores Yuri Kim.

Lumturi, e cila shpesh herë del në qëndrime të ashpra kundër Sali Berishës, e konsideron peticionin si një veprim kundër interesave të Shqipërisë dhe pro interesit personal të Berishës.

Postimi i Ratkocerit

Kujtese per ATA qe e kane inicjuar dhe ata qe duan ta firmosin peticjonin për largimin e ambasadores fuqiplotë të SHBA në Shqipëri, shkëlqesisë së saj, zonjes Yuri Kim, ndërkohë që Departamenti Amerikan i Shtetit është shprehur qartë se qendrimet e ambasadores nuk janë personale, por përfaqësojnë Uashingtonin zyrtar.

1 – Shpetimi i Shqiperise nga copetimi pas luftes se pare boterore :

Më 9 dhjetor 1919, Franca dhe Anglia – pa praninë e Shteteve të Bashkuara – arritën një marrëveshje që i jepte Italisë mandatin ta shkëpuste Vlorën dhe që Greqia të merrte territorin përreth Gjirokastrës, por jo Korçën.

“Më 6 mars, Presidenti Wilson me forcë i hodhi poshtë këto kërkesa dhe nga këndvështrimi i tij çështja e Shqipërisë nuk ishte e hapur për diskutim dhe fati i Shqipërisë do të përcaktohej në një sërë takimesh pas Konferencës së Paqes”.

“Meqë amerikanët luajtën një rol të rëndësishëm në fazat e fundit të luftës, fjala e Woodrow Wilsonit kishte peshë të madhe”.

Shqiperia shpetoi nga copetimi !

2- 1989-1990 ishte ShBA qe e detyroi Ramiz Aline te dorezoje pushtetin pa gjakderdhje dhe ti hapi rrugen pluralizmit.

3- 1998 ishte SHBA qe shpetoi popullin shqiptar te Kosoves nga gjenocidi dhe i dhuroi pavaresine plotesisht te merituar Kosoves martire.

4 – Ne ditet e sotme , ne kulmin e rrezikut te pershkallezimit te luftes edhe ne Ballkan, Shqiperia dhe Kosova ndjehen te sigurta se kane mbrojtjen e SHBA!

Per te gjithe ata qe para interesit te Atdheut , vene interesat e politikaneve tane,qe kane 30 vjet, qe na mbajne nen zgjedhe, : Fali o Zot se nuk dine çfare bejne !

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...