Dalin emrat për President që propozon PS. Fatos Nano, Edi Rama dhe Luljeta Bozo, kandidatët kryesorë …

Servilizëm apo strategji, kjo nuk dihet dhe mbetet për tu parë,

por ajo që është e qartë tani është se Edi Rama është në krye të shumicës së tre emrave që ka dhënë secili nga socialistët në zarfat e mbyllur që iu dorëzuan treshes së besuar të Ramës, Spiropali-Gjiknuri-Balla.

Mësohet se përzgjedhja e socialistëve ka qenë më së shumti për kryeministrin Edi Rama, ish kryeministrin Fatos Nano dhe emblemën e lajmeve për tërmetet, Luljeta Bozo.

Bie në sy fakti se ndërsa Rama kishte shprehur dëshirën që presidente të jetë një grua, në morinë e rreth 100 emrave të propozuar, vetëm disa syresh janë femra, raporton noa.al.

Në treshet e emrave të propozuara nga secili ishin dhe emra të tjerë si Ulsi Manja, Lindita Nikolla, Mimi Kodheli, Vasilika Hysi.

Po ashtu kishte dhe emra që dikur ishin përkrah Nanos dhe në vite iu afruan e larguan shpesh Ramës si Servet Pëllumbi, Fatmir Xhafaj, Anastas Angjeli, Arta Dade, Valentina Leskaj, Namik Dokle, Ylli Bufi, Musa Ulqini, Shkëlqim Cani.

Spikat dhe zgjedhja e Gramoz Ruçit si kandidat potencial, njeriu besnik i Ramës, po aq besnik sa ishte dhe me Nanon.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...