Kafet dhe lokalet plot, Banka e Shqipërisë tregon sa % e familjeve shqiptare kanë borxhe për të shlyer

Banka e Shqipërisë raporton se 30% e familjeve shqiptare në vitin 2021, kishin një borxh për të shlyer të marrë kryesisht tek të afërmit e tyre.

 

Sa i takon kredive shumica prej tyre janë marrë për konsum, ndërsa një pjesë e vogël shkojnë për blerje banese apo pasuri të tjera të patundshme.

 

Për të shmangur problemet në shlyerjen e kësteve apo procedurat që duhen ndjekur për të marrë kredi raporti tregon se 55% e familjeve që kanë një borxh e kanë marrë atë tek të afërmit e tyre, ndërsa vetëm 45% i janë drejtuar sistemit financiar.

 

Sa i takon borxhit të marrë nëpër banka dhe jo-banka 25% të rasteve janë kredi hipotekare, ndërsa 75% e huamarrjeve përfaqësojnë kredi konsumatore, overdraft dhe kartë krediti.

 

Po ashtu vazhdon e thellohet diferenca midis të pasurve dhe të varfërve në Shqipëri. Sipas të dhënave të Agjencisë së sigurimit të depozitave për vitin 2021 konstatohet se ka shtim të të ardhurave për personat e pasur por njëkohësisht ka edhe më tepër llogari boshe.

 

Në raport theksohet se qytetarët që kanë depozita me vlerë mbi 2.5 mln lekë kanë shtuar edhe më shumë pasurinë e tyre gjatë vitit të kaluar duke u rritur me 10,8%. Ndërsa depozitat me shuma deri në 2.5 milionë lekë janë rritur vetëm me 4.8%.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...